Martesë “secili me të vetat”, çiftet nisin të firmosin kontrata paramartesore për ndarjen e pasurisë pas martesës

Martesë “secili me të vetat”, çiftet nisin të firmosin kontrata paramartesore për ndarjen e pasurisë pas martesës

“Bashkëshortët e ardhshëm me vullnetin e tyre të lirë dhe të plotë, bien dakord dhe kërkojnë nga unë noteri, kontratë martesore”. Kjo deklaratë i përket një kontrate paramartesore, në të cilën çiftet e reja përpara se të krijojnë familje bëjnë të qartë se cilët janë kufijtë e njëri-tjetrit për ruajtjen e buxhetit. Përpara se të bashkohen në altar, e të celebrohen ligjërisht dhjetëra çifte po firmosin përherë e më shumë një kontratë të tillë paramartesore, e cila depozitohet në gjendjen civile së bashku me betimin e bashkëshortëve të ardhshëm. Ky betim për pasuritë synon të ruajë të ndara pasuritë e secilit jo vetëm para martesës por edhe gjatë saj. Në një nga këto kontrata që  TCH e disponon, çifti para se të lidhë kurorë, firmos...