Marshimi masiv i protestuesve, Gent Progni: Motoja jonë është ‘Rama në burg, Berisha në burg’! Mos u përçani, bashkë…

Marshimi masiv i protestuesve, Gent Progni: Motoja jonë është ‘Rama në burg, Berisha në burg’! Mos u përçani, bashkë…

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të protestave të fundit në kryeqytet, Gent Progni, është paraqitur ditën e sotme në Policinë e Tiranës. Thirrja nga autoritetet vjen pas marshimit të ditës së djeshme, ku protestuesit marshuan në këmbë për kilometra të tërë duke u zhvendosur nga qendra e qytetit drejt rrugës që të çon në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Progni sqaroi para mediave zbardhjen e dëshmisë së tij, duke hedhur poshtë zërat se qëllimi i marshimit ishte bllokimi i aeroportit. Ai theksoi se destinacioni përfundimtar ishte mbikalimi i Kasharit dhe se aksioni kishte një mesazh të qartë simbolik për kryeministrin Edi Rama. “Dhashë deklarimet e mia për protestën dhe marshimin e djeshëm. Tregova që synimi ishte mbikalimi i Kasharit dhe jo aeroporti. Kisha...