Mario Çela përfundon në spitalin e burgut, mungon në seancë: Më lironi
Mario Çela TIRANË-Mario Çela, vëllai i Suel Çelës i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika është paraqitur në ambientet e spitalit të burgut, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Pas mbërritjes në burgun, ai është paraqitur në Qendrën Spitalore të burgjeve, duke sjellë me vete një epikrizë mjekësore, dhe ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore. Sot Mario Çela nuk është paraqitur vetë në seancën që po zhvillohet dhe po përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni. 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”. Sikurse njoftonte Prokuroria e Posaçme, Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin...
Burimi:
zeri.ai