Manovrat e rrezikshme në rrugë, Lamallari mesazh për shoferët: Çdo shkelje do ndëshkohet!

Manovrat e rrezikshme në rrugë, Lamallari mesazh për shoferët: Çdo shkelje do ndëshkohet!

Parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë, nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit. Kështu deklaroi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, duke treguar me video manovrat e ndryshme rrugore që ndalohen me ligj. ‘Ja dhe “trimat” në timon me parakalime të gabuara e manovra tejet të rrezikshme, që kurrsesi s’do të tolerohen nga Policia e Shtetit! Nëse mendoni se mund t’i fshiheni efektivëve të rrugores, syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk mund t’i shpëtoni sidoqoftë. Çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe sjellje të tilla të rrezikshme do të ndëshkohen!’ tha Lamallari. Falë teknologjisë bashkëkohore, Policia e Shtetit po patrullon terrenin dhe monitoron qarkullimin rrugor, duke nënvizuar se çdo gabim në timon mund të ketë...