Mandati i Ballukut!? E ngarkuara e Ambasadës së SHBA në Tiranë “zbarkon” në zyrën e Peleshit

Mandati i Ballukut!? E ngarkuara e Ambasadës së SHBA në Tiranë “zbarkon” në zyrën e Peleshit

E ngarkuara e SHBA në Tiranë këtë martë ka shkuar në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë për një takim informal me Kryetarit e Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi. Ende nuk dihen arsyet e takimit mes dy përfaqësuesve. Takimi i Van Horn vjen një ditë pas takimit të Grupit Parlamentar të PS-së ku është propozuar dhe ndryshimi ligjor në Nenin 242. Ditën e nesërme, Nancy VanHorn do të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërkohë ditën e djeshme Partia Socialiste prezantoi ndryshimet në nenin 242 të Kodit të procedurës Penale ku përveç të zgjedhurve vendorë, nuk mund të pezullohen më nga detyra me vendim gjykate dhe 7 subjekte të reja, përfshirë këtu dhe ministrat. Këto ndryshime vijnë...