Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin e saj, ishte tema e kësaj të hëne në emisionin Opinion në TV Klan. Pas 16 vitesh, nëna e saj, Bukurie Mata, rikujtoi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, momentet e fundit para se e bija të zhdukej pa lënë gjurmë. Sipas saj, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të pasdites së 22 majit, kur Bleona po luante me bashkëmoshataret pranë një dyqani në fshat. Ajo rrëfen se vajza e xhaxhait të Bleonës, Qamilja, e mori me vete me pretekstin për të shkuar në mal. “22 maj, ditë e shtunë, edhe me orë e mbaj mend. Ishte ora 5:40 e pasdites, kur...