Mali i Zi avancon në negociatat me BE-në, Shqipërisë i shtyhet vendimi për kapitujt

Mali i Zi avancon në negociatat me BE-në, Shqipërisë i shtyhet vendimi për kapitujt

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimi Evropian, të mbledhur në Bruksel, miratuan me konsensus qëndrimin e përbashkët për Kapitullin 21, që lidhet me Rrjetet Trans‑Evropiane të Transportit (Kapitulli 21). Ky kapitull pritet të mbyllet zyrtarisht nga Mali i Zi të mërkurën pasdite. Konferenca ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, e cila do të shënojë edhe mbylljen formale të këtij kapitulli negociues, është planifikuar të mbahet më 17 mars në Bruksel. Mali i Zi ka hapur të 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE dhe deri më tani ka arritur të mbyllë 13 prej tyre. Ndërkohë, për Shqipëria vendimmarrja është shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit mes shteteve anëtare të BE-së. Konkretisht, është shtyrë miratimi i raportit të ndërmjetëm IBAR (Interim...