Makutëria e betonit, qeveria i jep leje për 50 pallate Fatmir Bektashit te “Ali Demi” dhe s’bën asnjë rrugë!
tirane TIRANË- Një lagje e tërë është ndërtuar në zonën e “Ali Demit”, ku deri më tani janë dhënë plot 50 leje për të ndërtuar pallate, fillimisht me projektin “Mangalem 21”, duke ndërtuar 33 pallate, më pas “Kaimi” dhe “Kadiu”, të cilat kanë mbushur të gjithë kodrën me ndërtime. Projekti fillestar u reklamua edhe nga kryeministri Rama, teksa më vonë rreth tij u bënë edhe pallate të tjera, duke e kthyer të gjithë zonën në një masiv të madh betoni. Aktualisht, nga llogaritjet e bëra, rezulton se pallatet kanë rreth 3000 apartamente, ku nëse i kthen në numër banorësh, mund të shkojë deri në 10 mijë. Aq sa një qytezë në Shqipëri, si Rrogozhina, Dimali apo edhe Tepelena. Por, ndryshe nga këto qyteza ku ka...
Burimi:
zeri.ai