Makinat e fundit kineze, spiunë mbi rrota! Europa i ndalon të parkohen afër zonave të rëndësishme
-Botuar në radion gjermane DW- Ekziston një shqetësim në rritje midis agjencive të sigurisë se makinat kineze mund të përdoren për spiunazh. Sipas WDR dhe NDR, ekspertët kanë testuar automjete nga disa prodhues. Cilat janë rezultatet? Qofshin elektrike apo klasike me motor me djegie, makinat moderne janë të mbushura me teknologji. Të pajisura me sensorë, kamera dhe mikrofonë të ndryshëm, ato po bëhen gjithnjë e më shumë kompjuterë pothuajse gjithmonë të lidhur me internetin. Ato mbledhin një sasi të madhe të dhënash rreth stilit të drejtimit, vendndodhjes dhe mjedisit përreth. Disa tashmë i quajnë ato “smartphone me rrota”. Ekziston frika se makinat moderne – edhe pa dijeninë e përdoruesit – mund të përdoren si mjete spiunazhi për të mbledhur të dhëna të ndjeshme. Për shembull,...
Burimi:
kohajone.com