Makina ra nga ura dhe përfundoi në liqen, arrestohet shoferi, një prej pasagjerëve dërgohet te Trauma

Makina ra nga ura dhe përfundoi në liqen, arrestohet shoferi, një prej pasagjerëve dërgohet te Trauma

aksidenti SHKODËR- Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pasditen e djeshme në aksin “Mjedë–Spathar”, pranë Urës së Spatharit, në Vaun e Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesi i mjetit, shtetasi Zef Buçaj,, 32 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është përplasur me barrierat metalike të urës dhe më pas ka përfunduar në ujë. Për këtë arsye, ai u arrestua në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, shtetasi Ndok Çokaj , 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërkohë, pasagjeri tjetër, shtetasi Arol Nikaj, 22 vjeç, gjithashtu banues në Laç, u...