Makina përplas për vdekje 7 vjeçarin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Makina përplas për vdekje 7 vjeçarin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në Tiranë. Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.