Makina me shpejtësi të lartë përmbyset në mes të rrugës, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”. Makina e aksidentuar, foto nga vendi i ngjarjes Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Burimi:
sot.com.al