Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)
Dy të rinj të moshës 21 dhe 22 vjeç kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Karl Topia”, ku automjeti tip “Toyota” me targa AB 054 SH me drejtues Ervin Oruçi nga Ksamili, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët, Albion Qendra 22 vjeç nga Ksamili dhe Vlavi Aliu 21 vjeç nga Tirana. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës kanë shkuar në banesë. Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
gijotina.com