Makina bie në përrua në Mat, shpëton mrekullisht drejtuesi
Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në përrua në aksin Mat-Shkopet. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua. Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv