Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar një ditë më parë në Peqin, ku u zbuluan dy magazina me rreth 4 mijë rrënjë kanabis, në pronësi të Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Ky I fundit u vetëdorëzua në polici pak orë pas operacionit, ndërsa është zbardhur dhe dëshmia që ka dhënë para hetuesve. Mësohet se Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se me banesën merret i vëllai, Romario Hasa. Ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe nuk ka pasur dijeni për çfarë mund të ishte ushtruar aty. Pas dëshmisë ai është lënë i lirë nga Policia, ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai i tij. Kujtojmë se policia njoftoi se droga...