Magazina me 4 mijë rrënjë kanabis/ Lihet i lirë drejtori i burgut të Rrogozhinës, shpallet në kërkim i vëllai
12 orë pas dorëzimit në polici, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë nga policia. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë pas zbulimit të një magazine në pronësi të tij në Peqin, brenda së cilës u gjetën 4 mijë bimë kanabis. Fillimisht Hasa u shpall në kërkim nga policia një ditë më parë dhe disa orë më pas ai u paraqit vullnetarisht në polici. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Bilal Hasa ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm dhe se me banesën e tij merret i vëllai, Romario Hasa. Policia, pasi i ka marrë dëshminë, e ka lënë të lirë. Ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai i tij. Bilal Hasa është pezulluar...
Burimi:
sot.com.al