Mafia sllave në Vlorë, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në dorë dosjen

Mafia sllave në Vlorë, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në dorë dosjen

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj Nazar Khamuili, Mark Pettenko, Karoë Oskiera, Oleksander Tavoroski, Mariana Szrarevva dhe Oleh Kulsha. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se SPAK ia dorëzoi gjashtë të pandehurit Gjykatës Antikorrupsion si të dyshuar për grup kriminal dhe për akuzat e trafikimit të personave të rritur, të kryer në kuadër të grupit kriminal. Ky grup u godit në Vlorë një vit më parë, ku u gjetën disa ukrainas që punonin në kompjuter, ku përmes aplikacioneve, kryenin aktivitete të paligjshme ende nën hetim.‘Më rekrutuan në Varshavë. Më rekrutoi Juri, ata më bënë testin e poligrafit për të zbuluar nëse isha i lidhur me policinë, isha gazetar, apo isha përdorues. Do paguhesha 250 dollarë në javë dhe 25 dollarë për këdo që...