Mafia shqiptare te operacioni “Sky ECC”, një e treta e mesazheve ishin në gjuhen shqipe
Operacioni Sky ECC, pesë vjet pas nisjes së tij, nuk është thjesht një histori suksesi policor për Belgjikën. Ai është një radiografi e qartë e transformimit të krimit të organizuar në Europë – dhe në këtë hartë të re, grupet kriminale shqiptare shfaqen si aktorë me peshë. Fakti që një e treta e mesazheve të koduara ishin në gjuhën shqipe nuk është vetëm një statistikë gjuhësore. Është një tregues i përmasës, i shtrirjes dhe i nivelit të organizimit. Kur 578 të dyshuar komunikojnë në shqip në një platformë të sofistikuar të krimit të organizuar, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me struktura të konsoliduara, me zinxhir komandimi, logjistikë ndërkombëtare dhe kapital të konsiderueshëm. Hetimi zbuloi një tjetër element kyç: kontrollin e dërgesave nga...
Burimi:
kohajone.com