Lushnje/ Përfshihet nga zjarri tregu i fruta-perimeve

Lushnje/ Përfshihet nga zjarri tregu i fruta-perimeve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës tregun e ri të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë, pranë stadiumit të qytetit. Tregu, i ndërtuar tre vite më parë nga bashkia, ishte pika kryesore ku mbi 50 tregtarë shisnin çdo ditë produktet e tyre bujqësore. Flakët kanë shkrumbuar të gjithë mallin që ndodhej brenda ambienteve të tregut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për tregtarët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm. Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike nga sistemi i ndriçimit gjatë natës. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të...