Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në by-pass-in e autostradës në Lushnje. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur një 45-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i dëmtuari kishte kaluar barrierën anësore metalike dhe, pavarësisht përpjekjes së drejtuesit të mjetit për të shmangur përplasjen, aksidenti nuk është evituar. Si pasojë, 45-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të...