Lushnje/ Arrestohet punonjësi i Spitalit pas konfrontimit me mjekun e urgjencës
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Spitali i Lushnjës, ku shtetasi Altin Alla u konfrontua dhe goditi mjekun e urgjencës, Doris Sholla, për shkaqe banale. Sipas burimeve paraprake, policia ka ndërhyrë këtë mëngjes dhe ka kryer veprimet e para hetimore, duke marrë agresorin në komisariat për veprime të mëtejshme ligjore. Ngjarja po hetohet nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al