Lushnja kujtohet për kanalizimet/ Pas përmbytjeve të tokave bujqësore, nis aksion për pastrimin e kanaleve kulluese
Përmbytjet e janarit i gjetën të papastruara kanalet kulluese në zonën e Myzeqesë. Puna e pakryer ndër vite ka nisur të bëhet sot në Tërbuf ku po pastrohet për të vënë në funksion kanalet e dyta dhe të treta, të mbushura me mbetje dhe barishte. Në zonën e Dushkut në funksion të kullimit të tokave bujqësore, fermerët kanë dalë edhe vetë në aksionin e pastrimit. Pastrimi i kanaleve kullues do të kryhet edhe në fshatrat Gramsh, Thanasaj, Konjat të bashkisë Lushnje. Fusha e Tërbufit ishte zona bujqësore më e madhe në Lushnje e cila u përmbyt në janar të këtij viti. Rreth 3 mijë ha në të gjithë Lushnjën të mbjella kryesisht me grure, jonxhë dhe disa serra diellore u shkatërruan si pasojë e daljes...
Burimi:
top-channel.tv