Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
‘Lungo Gjoli’! KULLAT në breg të Liqenit, banorët debat në Këshillin Bashkiak të Pogradecit: Është krim
pamje nga projekti POGRADEC-Këshilli Bashkiak i Pogradecit është përfshirë në debate e diskutime lidhur me projektin 'Lungo Gjoli'. Një projekt ky ku planifikohet të ndërtohen ndërtesa shumëkatëshe në zonën e ish-Turizmit/Oktapodit, në breg të Liqenit të Ohrit – një pasuri natyrore e mbrojtur nga UNESCO. Projekti përfshin ndërtime me disa kulla, përfshirë një godinë 27-katëshe, vetëm pak metra larg liqenit. Ndërtimet e kullave janë kundërshtuar me tone të larta gjatë mbledhjes, ku banorët shprehen se ky projekt rrezikon identitetin dhe mjedisin e Pogradecit. Teksa mbledhja e Këshillit Bashkiak u mbyll mes tensioneve, banorët kanë ndërmarrë nismën e radhës, me anë të një peticioni ku ftojnë të gjithë shqiptarët dhe dashamirësit e natyrës, të ngrejnë zërin kundër këtij krimi urban dhe ekocidi. Peticioni i hapur sot ka marrë firmën...