Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualisht në qarkun e Fierit reshjet e shiut kanë ndaluar ndërsa nuk raportohet për akse të bllokuara. Ndërkohë prurjet në lumin e Semanit janë në kuota të larta. Semani ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz e rrjedhimisht ka prezencë të ujit në oborret e banesave. Lumi Seman ka përmbytur me qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec–Patos dhe Fier. Ndërkohë dhe lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe në fshatin Thanasaj ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa. Ne terren ndodhen strukturat e Bashkisë Lushnjë dhe po shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të këtyre banorëve. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com