Lumi Seman, Shkumbin dhe Vjosa dalin nga shtrati, përmbyten shtëpi dhe toka bujqësore
permbytjet FIER- Reshjet e shiut kanë pushuar dhe situata në terren paraqitet e monituar, megjithatë prurjet lumenjve janë goxha të larta. Në kushte të tilla, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë kaluar nivelet kritike dhe kanë dalë nga shtrati. Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz dhe ka krijuar brezence uji në oborret e disa banesave. Për më tepër, lumi Seman ka përmbytur me qindra hektarë toke bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec-Patos dhe Fier. Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe ne fshatin Thanasaj, ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa. Ndërkojë, lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit. Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm...
Burimi:
zeri.ai