Lumi Seman dhe Shkumbin dalin nga shtrati, preken rreth 20 banesa
Prurjet në lumenjtë Seman janë kuota të larta, ndërsa ky lum ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, Njësia Administrative Fiershegan, Bashkia Lushnje dhe ka prezencë uji në oborret e banesave. Lumi Seman ka përmbytur me 100-dra ha toke bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec-Patos dhe Fier. Lumi Shkumbin, ka dalë nga shtrati dhe ne fshatin Thanasaj, ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa. Në terren ndodhen strukturat e Bashkisë Lushnje dhe po shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të këtyre banorëve. Qarku i Fierit aktualisht nuk ka reshje shiu, ndërsa deri në këto momente situata paraqitet si më poshtë: Nuk ka infrastrukturë kritike të dëmtuar. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Furnizimi me energji elektrike është në normalitet. Furnizimi me ujë...
Burimi:
top-channel.tv