Lumi Ishëm del nga shtrati, izolon dy fshatra dhe përmbyt sipërfaqe të mëdha toke bujqësore

Lumi Ishëm del nga shtrati, izolon dy fshatra dhe përmbyt sipërfaqe të mëdha toke bujqësore

Reshjet intensive të shiut që përfshinë vendin gjatë orëve të natës kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujërave në zonën e Fushë-Krujë. Si pasojë e prurjeve të shumta, situata është rënduar gjatë ditës së sotme, kur Lumi Ishëm ka tejkaluar shtratin e tij në disa segmente. Dalja e lumit nga shtrati ka sjellë probleme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore lokale. Disa akse që lidhin fshatrat Murqinë dhe Mallkuç janë bllokuar për shkak të pranisë së ujit dhe vështirësisë për t’u kaluar nga mjetet. Banorët e zonës janë përballur me vështirësi në lëvizje, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës. Përmbytjet kanë prekur kryesisht sipërfaqe të mëdha toke bujqësore. Dhjetëra hektarë janë mbuluar nga uji, duke shkaktuar dëme të mundshme në...