Luleshtrydhet i zhduku balta/ Fermerët në Fier: U përmbytën 300 dynymë sera dhe nuk u dëmshpërblyem
Përmbytjet e lumit Vjosa kanë shkaktuar dëme të mëdha në serat e luleshtrydheve të rreth 60 kultivuesve në fshatin Kafaraj të Fierit. Rreth 300 dynymë sera, që ndodheshin në pikun e prodhimit, u përmbytën dy muaj më parë, duke lënë sot prodhimin mes baltës, të dëmtuar dhe pa vlerë në treg. Fermerët e dëmtuar thonë se kjo është përmbytja më e rëndë që kanë përjetuar në vitet e fundit. Sipas fermerëve, dëmet e përllogaritura arrijnë në miliona lekë. Megjithatë, deri më tani asnjë komision nuk ka shkuar në terren për të verifikuar situatën. Ata thonë se kishin marrë premtime se dëmshpërblimi do të bëhej brenda muajit shkurt, por deri më sot askush nuk ka ardhur për të parë nga afër dëmet. Zona e Kafarajt njihet...
Burimi:
top-channel.tv