Lufta “shkatërron” tregun e karburanteve në Shqipëri: Nafta “si raketë”, arrin 202 lekë/litër në Tiranë

Lufta “shkatërron” tregun e karburanteve në Shqipëri: Nafta “si raketë”, arrin 202 lekë/litër në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Lufta në Lindjen e Mesme është futur në javën e tretë, por ndonëse tashmë kanë kaluar disa ditë dhe vëmendja largohet ndjeshëm, në fakt ndodh e kundërta, pasi pasojat që lë pas ndihen gjthnjë e më shumë. Tregu i karburanteve është më i godituri nga lufta dhe çdo ditë po reflekton pasojat 'në tabela', me çmime që nuk po njohin limite.  Mjafton të hedhësh një sy dhe vëren se çmimi i naftës nuk është asnjë ditë i njëjtë. Në rënie? Jo. Por, në rritje. Madje, këtë martë çmimi i naftës me pakicë ka arritur vlerën më të lartë që prej nisjes së luftës në lindjen e Mesme. Në pikat e karburantit në kryeqytet po tregtohet deri në 202 lekë, nga 173-175 lekë para luftës;...