Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra. Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania Lufra tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre. Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik shërbeu si instrumente për të favorizuar...