Lufta në Lindjen e Mesme rriti çmimin e naftës, Ministria e Financave ngre Task Forcë për ndalimin e abuzimeve
pamje nga takimi-petrit malaj TIRANË- Ministria e Financave ka vendosur të krijojë një Task Force të përbashkët mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila do të monitorojë sektorin e hidrokarburve për të parandaluar rritjet abuzive të çmimeve të karburanteve. Plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve u vendos gjatë takimit të zhvilluar këtë të mërkurë mes Ministrit të Financave, Petrit Malaj me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. Ministri Malaj deklaroi se çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos ketë rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë. Të dyja institucionet do të koordinohet, duke ndjekur...
Burimi:
zeri.ai