Lufta në Lindjen e Mesme, PD kërkon seancë dëgjimore me kryeministrin Rama
Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme kanë kërkuar thirrjen e një mbledhjeje urgjente, për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Përmes një kërkese zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës i janë drejtuar kryetarit të komisionit, Igli Hasani, duke kërkuar që çështja të trajtohet me prioritet në agjendën e komisionit. Në dokumentin e depozituar, përfaqësuesit e Partisë Demokratike propozojnë zhvillimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama, e cila sipas tyre duhet të mbahet më 9 mars 2026.
Burimi:
gijotina.com