Lufta në Iran, Rama bisedë online me ambasadorët shqiptarë në Lindjen e Mesme: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale
Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë. Në fokus të këtij komunikimi ishte gjithë angazhimi i rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre. “Për çdo gjë me këtë ekip që kemi ne mendojmë që do jemi të informuar në kohë reale”, iu drejtua Rama ambasadorëve. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv