Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë pasi plani i tyre për të udhëtuar drejt Jordanisë u prish nga konflikti në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. “Po qëndrojmë në Durrës. Është dita jonë e katërt dhe gjithsej do të qëndrojmë 12 ditë. Kemi prenotuar ture të ndryshme në moment të fundit, pasi planet tona fillestare ishin të shkonim në Jordani,” – tregon May Brit Vinther nga Danimarka. Teksa turizmi në vend nisi dobët këtë janar, me hyrjet e shtetasve të huaj që ranë për herë të parë nga pandemia, duket se “shpëtimi” po vjen pikërisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme, që ka çuar në shumë anulime prenotimesh dhe rishikime të planeve të europianë drejt vendeve më të afërta e...
Burimi:
gijotina.com