LUFRA refuzoi fermerët e Lushnjës! AKU: Qumështi rezultoi me aflatoksinë, vendim i duhur

LUFRA refuzoi fermerët e Lushnjës! AKU: Qumështi rezultoi me aflatoksinë, vendim i duhur

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Shqipëria vijon të përballet me skandalet në lidhje me sigurinë ushqimore. Këtë herë shkak u bë një raportim i disa ditëve më parë ku u pikas përmbajtja e aflatoksinës tek qumështi i disa fermave, në zonën e Lushnjës. Fillimisht ishte deputeti Erion Braçe, i cili deklaroi se fermerët po përballen me pamundësinë për të shitur qumështin e tyre, ku sipas denoncimeve të fermerëve në zonën e Myzeqesë, fabrikat përpunuese konkretisht Lufra po refuzon të marrë qumshin e tyre me pretendimin se ka prani të Aflatoksinës.  Lidhur me këtë, me anë të një njoftimi zyrtar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se qumështi që rezulton me përmbajtje aflatoksine M1, mbi kufirin i përcaktuar në legjislacionin e Bashkimit Europian, konsiderohet i pasigurt. AKU shprehet se, refuzimi...