Lubonja: Rama i rrezikshëm për demokracinë, Berishës iu dha shansi dy herë
Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Edi Rama është rrezik për demokracinë, ndërsa sipas tij Sali Berishës i është dhënë shansi dy herë dhe s’ka më çfarë të japë. Nga ana tjetër Lubonja u shpreh kritik edhe ndaj partive të reja duke thënë se nuk kanë aftësinë të bashkohen. ”Teza ime kryesore është që këtu nuk është problemi doni Ramën apo Berishën, por problemi qëndron nëse doni autokracinë apo demokracinë. Do rotacion sidoqoftë me këdo qoftë apo autokraci. Pra duhet futur në lojë të gjithë aktorët e tjerë kur flasim për opozitë. Unë kam thënë që një ndryshim nuk bëhet më Berishën, por nuk bëhet edhe pa Berishën dhe duhet gjetur një zgjidhje. Të dy janë konsumuar si figura politike. Rama është rrezik për demokracinë,...
Burimi:
kohajone.com