Loti 3 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, nën “maskën” e kompanive arabe!

Loti 3 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, nën “maskën” e kompanive arabe!

Deri më tani, treguam se ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, u ka kushtuar shqiptarëve më shumë se 316 milionë euro. 181 milionë euro i financoi Banka Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e Lotit 1 dhe 2, dhe 75 milionë euro i financoi Fondi Saudit për Zhvillim, për ndërtimin e Lotit 3. Ndërkohë, shteti shqiptar, ka paguar edhe të paktën 57 milionë euro të tjera, ku 47 nga këto janë fatura TVSH-je ndërsa 10 milionë euro janë taksa dhe tarifa për kompanitë kontraktore. Kostot e projektit u dyfishuan nënpretendimin se projekti fillestar ishte i gabuar, kjo nuk u vërtetua kurrë, pasi qeveria nuk kontraktoi eskpertë apo një studio të pavarur për të audituar dhe rishikuar projektin. Këto ndryshime iu lanë në dorë nënkontraktorëve, të cilat ARRSH...