Llatja: Një tjetër investim rrugor në Jagodinë

Llatja: Një tjetër investim rrugor në Jagodinë

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Evis Kushi, ka inspektuar punimet për asfaltimin në rrugën e Isufajve, në fshatin Jagodinë, një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës që sot ka marrë zgjidhje.Gjatë inspektimit, kryebashkiaku Llatja u shpreh se investimet në fshat kanë qenë të vazhdueshme dhe do të vijojnë, me fokus kryesor zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës rurale. Sipas tij, kjo rrugë i shërben rreth 550 banorëve të fshatit Jagodinë, si edhe një sipërfaqeje prej afro 30 hektarësh sera bujqësore.“Qëllimi ynë është rritja e sipërfaqes së serrave dhe forcimi i ekonomisë rurale. Ka pasur rritje ekonomike në fshatin Jagodinë, por edhe në njësitë administrative Shirgjan dhe Gjergjan, veçanërisht pas ndërtimit të unazës bujqësore dhe investimeve infrastrukturore që kemi realizuar....