Llatja në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funar, situata nën kontroll
Gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm, në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funar, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, me rrezik për dalje mbi digë.Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Prefekturën e Elbasanit, Policinë e Shtetit dhe në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), ka angazhuar strukturat përkatëse të mbrojtjes civile. Situata aktualisht është nën kontroll.Sasia e ujit që po shkarkohet tejkalon prurjet hyrëse, duke u shkarkuar rreth 3 metër kub në sekondë më shumë se prurjet. Si rezultat i ndërhyrjes së koordinuar, niveli i ujit është ulur me rreth 20 cm.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka monitoruar situatën në rezervuarin e fshatit Branesh dhe ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar përmbytje apo dëmtim të banorëve. Ndërhyrja...
Burimi:
kohajone.com