Llatja: Investimet në infrastrukturë po fuqizojnë bujqësinë në Jagodinë

Llatja: Investimet në infrastrukturë po fuqizojnë bujqësinë në Jagodinë

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Evis Kushi, vizituan serat e fermerit Besmir Dushku në Jagodinë, një shembull konkret i zhvillimit të bujqësisë falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës rurale.Prej 6 vitesh, Besmir Dushku ka investuar me pasion dhe përkushtim në 6 dynym sera, të mbjella aktualisht me lakër, prodhim i cili shkon i gjithi për eksport, duke siguruar çmime të kënaqshme dhe të qëndrueshme për fermerin.Një ndryshim i rëndësishëm për fermerët e zonës është sjellë nga investimet në infrastrukturë. Falë ndërtimit të unazës bujqësore, sot prodhimi merret drejtpërdrejt nga serat, pa humbje kohe dhe pa kosto shtesë, duke u orientuar menjëherë drejt tregjeve të eksportit.Këto investime kanë lehtësuar ndjeshëm punën e fermerëve, kanë rritur fitimin e fermerëve dhe kanë nxitur...