Llatja: Drejt përfundimit unaza e fshatit Kuqan

Llatja: Drejt përfundimit unaza e fshatit Kuqan

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në unazën e fshatit Kuqan. Gjatë inspektimit, Kryetari i Bashkisë u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe janë drejt përfundimit, ndërsa ky segment rrugor lidh qendrën e fshatit me rrugën kryesore Elbasan–Cërrik. Sipas tij, ky investim sjell lehtësi në lëvizje për mbi 1,200 banorë, rrit vlerën e pronës dhe ndihmon fermerët në aksesin më të shpejtë drejt tregjeve. Kryebashkiaku theksoi se Kuqani nuk është për herë të parë pjesë e investimeve të Bashkisë Elbasan, pasi më herët janë realizuar ndërhyrje në rrugën e varrezave dhe pranë kishës së fshatit. Investimi aktual shërben edhe si unazë...