LIVE/ Shqipëria nën ujë, përmbytje në Durrës, Lezhë dhe Kukës. Pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve

LIVE/ Shqipëria nën ujë, përmbytje në Durrës, Lezhë dhe Kukës. Pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete. Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura. Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve. Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës. Aktualisht 8 familje po evakuohen për shkak të përmbytjes së banesave,...