LIVE/ Shiu dhe dëbora ‘zaptojnë’ Shqipërinë! Regjistrohet viktima e parë në vend, Prokuroria e Durrësit nis hetimet. Përmbytje në Vlorë dhe Fier

LIVE/ Shiu dhe dëbora ‘zaptojnë’ Shqipërinë! Regjistrohet viktima e parë në vend, Prokuroria e Durrësit nis hetimet. Përmbytje në Vlorë dhe Fier

Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Këtë të enjte është regjistruar edhe viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik. Në disa zona të Elbasanit si dhe në veri, shiu i ka lënë reshje dëborës, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë akse. Në Vlorë, niveli i Vjosës...