LIVE/ Protesta e opozitës, Berisha dhe tubuesit i drejtohen Kryeministrisë dhe Policisë së Shtetit. 1300 efektivë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji
Sikurse ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e opozitës prej orësh 18:00. Kreu i PD mbërriti fillimisht në selinë blu, nga ku nisi marshimin drejt Kryeministrisë. Berisha shoqërohet nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku pas Kryeministrisë po largohen drejt Policisë së Shtetit. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk merr përsipër protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit. 1,300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë. Në fokus të policisë është ruajtja e institucioneve, ndërsa janë marrë masat antitubim me autoboot uji, zjarrfikëse dhe ambulanca nëse do të jetë e nevojshme. Në urën e drejtorisë së policisë është ndaluar qarkullimi për automjetet. Nëse skenari do të jetë i njëjtë si në protesta e...
Burimi:
top-channel.tv