LIVE/ PD 3 orë protestë me molotovë, fishekzjarre dhe flamurin gjerman. Berisha lëndohet me spray në sy. 6 efektivë të policisë të plagosur
Prej më shumë se tre orësh, mbështetësit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të djathtë, protestuan në Tiranë. Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Pas një takimi rreth 40 minutash, lideri nisi marshimin bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë. Tubimi i sotëm nuk nisi me fjalime, por me molotovë drejt godinave. Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie. Ndërkohë Policia e Shtetit u kundërpërgjigj me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të ndarë turmën. Sali Berisha u lëndua nga një spray në sy, ndërsa pati edhe probleme me frymëmarrjen. Kreu i PD u largua në...
Burimi:
top-channel.tv