LIVE/ Nis takimi i parë i Bordit të Paqes, presidenti Trump takohet me kryeministrin Rama, përshëndet edhe Vjosa Osmanin: Po bën një punë të mirë

LIVE/ Nis takimi i parë i Bordit të Paqes, presidenti Trump takohet me kryeministrin Rama, përshëndet edhe Vjosa Osmanin: Po bën një punë të mirë

Instituti amerikan i Paqes në Uashington nisi sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve botërore. Shqipëria është pjesë e takimit, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, si dhe Kosova e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Sipas axhendës së publikuar, mes 26 folësve është edhe kryeministri Rama i cili do të firmosë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare themeluese e organizatës. I pari që nisi fjalimin ishte presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin  dhe zgjidhjen përfundimtarë të konfliktit në Gaza, do të...