LIVE/ Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit
Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, pasditen e kësaj të diele, Partia Demokratike zhvillon protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Pas një takimi rreth 40 minutash, Berisha nisi marshimin bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë. Tubimi i sotëm nuk nisi me fjalime, por me molotovë drejt godinave. Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie. Ndërkohë Policia e Shtetit u kundërpërgjigj me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të ndarë turmën. 19:41 PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar Kreu i Grupit Parlamentar të...
Burimi:
top-channel.tv