Lita për situatën mes Gjyqtarëve dhe Ramës: Bëhet fjalë për 5 mln euro në vit dhe jo 37 mln
Pasi doli kundër gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë lidhur me çështjen e trumbetuar prej tij, kryeministri Edi Rama e mbylli këtë të mërkurë me një vizitë në Vatikan. Gazetari Lavdrim Lita thotë se kryeministri Edi Rama në mëngjes e bëri mëkatin, në drekë u shfajësua nga ky mëkat edhe nga autoritetet e larta fetare. ”Mendoj se e gjithë kjo gjullurdi politike që po ngre Edi Rama kundrejt 900 personave, sepse kaq është sistemi gjyqësor sot dhe gjithsej bëhet fjalë për 5 milionë euro në vit. Që në raport me shifrat e korrupsionit janë një bakshish kundrejt qindra milionë eurove që kjo qeveri abuzon me format e saj. Fatura 37 mln euro janë bashkë me sigurimet dhe reformën në drejtësi, por në fakt janë vetëm 5...
Burimi:
kohajone.com