Lirohet nesër nga burgu Jurgis Çyrbja! Ish-deputeti kërkoi sot, GJKKO: Ke edhe disa orë
Jurgis Çyrbja TIRANË-Ish-deputeti socialist Jyrgis Çyrbja lirohet nesër nga burgu! Çyrbja, i dënuar me tre vite burg, kërkoi sot lirim pas përfundimit të dënimit, por kërkesa e tij është rrëzuar nga Apeli i GJKKO-së. Vendimi është shpallur nga gjyqtarët Daniela Shirka, Florjan Kalaja dhe Tereza Merkaj. Sipas avokatit, Çyrbja duhet të lirohej sot, por gjykata ka thënë se i kanë mbetur edhe disa orë. VENDIMI I GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me...
Burimi:
zeri.ai