Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Banorët e Baks Rrjollit në Velipojë që u arrestuan ditën e djeshme gjatë protestave, janë liruar sot. Teksa kanë dalë nga ambientet e komisariatit, banorët u shprehën të vendosur të vijojnë protestat. Njëri prej protestuesve tha ishte hera e 10-të që shoqërohet në Polici. “Është hera e 10 që shoqërohem nga 5 orë. Ditën e shtunë kam qëndruar 30 orë i ndaluar. Prokuroria e Shkodrës e ka quajtur të paligjshëm ndalimin tim. Kjo është për shkak të një polici që ka qejf të merret me mua. Ne nuk do të ndalim protestat. Do të jemi deri në fund, deri sa të fitojmë. Nuk na ndalon asgjë që të mbrojmë pronën tonë. Nuk e fal pronën, jam betuar. Do të jenë prona jonë, deri në fund,...